Gjatë ditës së sotme, pritet të ketë reshje shiu, ndërsa java e ardhshme pritet të jetë më ngricat e para.
Kështu ka bërë të ditur PrishtinaWeather, e cila tutje ka njoftuar se fundjava pritet të jetë me mot të ndryshueshëm shkruan GazetaShneta.
“17.10 – Më freskët, vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes viseve të ulëta mundësi për mjegull/re të ulëta. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
18.10 – Më ftohtë, kryesisht vranët, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, temperaturat minimale priten të zbresin nga 11C në 2C, ditën e hënë, kurse maksimalet nga 20C në 10C, ditën e diel./GazetaShneta/