Moti në fundjavë pritet të jetë i ndryshueshëm.
Temepraturat minimale priten të jenë 8C, kurse maksimalet deri në 22C shkruan PrishtinaWeather, transmeton Gazeta Shneta.
“15.05 – Në mëngjes kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu. Pasdite vransira dhe diell, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Në mbrëmje më pas priten kthjellime.
16.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/