Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

2021-07-19 në ora 10:11

Në fillim të javës mbetet mot jostabil, me rrebeshe e bubullima. Nga e mërkura mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell, e jo aq nxehtë. Temperaturat lehtë nën vlera mesatare.

19.07 – Kryesisht me vransira dhe jo shumë ngrohtë.  Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Lokalisht reshjet mund të jenë paksa më intenzive, e  të shoqërohen edhe me breshër.

20.07 – Vransira dhe intervale me diell.  Pasdite priten mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me bubullima.  Në mbrëmje më pas priten kthjellime.

21.07 – Kryesisht me diell.

22.07 – Pas mëngjesit më të freskët, ditën kryesisht me diell.

23.07 – Mëngjesi i freskët.  Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale në pjesën e dytë të javës shënojnë një rënie nga 15C e 17C sa do të jenë ditëve të para, në 12C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 24C deri në 27C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje. /Prishtina weather