Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell, por mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar të moderuar.
Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -1 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ato pritet të shënojnë rritje deri në 9 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Mëngjesi pritet të jetë me acar në shumë rajone, ndërsa në viset kodrinore-malore temperatura minimale pritet të zbresë deri në -10 gradë Celsius./MeteoBallkan