Parashikimi i motit nga sot deri të premten

2017-03-27 në ora 07:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Të hënën sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11-13 gradë Celsius, kurse duke filluar nga dita e martë grafiku në fushat e temperaturave do të shënojë ngritje.

Të enjten do të ketë shtim të vranësirave dhe ulje të përkohshme në fushat barike. Temperaturat minimale do të regjistrohen në kufijtë  0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga  verilindja me shpejtësi deri 8m/s.