Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

2017-04-13 në ora 07:43

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare  do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Sërish më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme zonat malore.

Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës, termometri në zonat e ulëta do të ngjitet deri në 27 gradë C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.