Parashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njofton se gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
“Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martën do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar. Një gjendje e tillë e motit do të mbajë edhe në vendet fqinje, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin ne IHMK Po ashtu bëhet e ditur se shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s./21Media