Prishtina Weather njofton se sot paradite do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht me diell.
Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima, që do të vazhdojnë edhe të enjten paradite, ndërsa të enjten pasdite do të mbajë mot më stabil me kthjellime.
Nga e premtja pasdite sërish priten mundësi të reja për reshje lokale shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 14C, e ato maksimale nga 26C deri në 28C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale. /Gazeta Shneta/