Paraditen e së mërkurës reshjet parashihet të pushojnë, e gjatë ditës do të mbajë mot i freskët, pjesërisht i vranët, njofton Prishtina Weather.
Nga dita e enjte masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu, do të shtrihen mbi rajon duke sjellur mot më të ngrohtë me vransira dhe diell. Orëve të pasdites vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit në fillim të javës do të pësojnë rënie, me minimale që do të luhaten nga 3C deri në 9C, e ato maksimale nga 14C deri në 17C. Nga e enjta maksimalet do rriten në 22C deri në 25C, të premten.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga ana veriore 2-9m/s, ndërsa ditën e premte pritet të fryejë erë jugperëndimore me hove deri në 15m/s. Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të rritet rreth vlerave normale.