Parashikimi i motit për sot dhe nesër nga Instituti Hidrometeorologjik

2017-02-24 në ora 08:35

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperatura më e ulët është -2 gradë kurse më e larta e ditës parashihet të arrijë në 16C.  Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Nesër sipas IHK-së do të kemi kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe reshje shiu në viset e ulëta , kurse në viset malore reshje bore.