Parashikimi i motit për sot dhe nesër

2017-02-25 në ora 09:44

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellë me vranësira të dendura. Vranësirat sot do të shoqërohen me reshje shiu, të cilat mund të jenë të përziera me balt. Kurse, vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.

Në njoftimin e IHKM-së thuhet, se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë  erë nga jugperendimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

“Pluhuri saharian është në rrugë drejt Evropës, prandaj reshjet e shiut mund të jenë të përziera me balt por që nuk janë fenomene të pazakonta. Reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera, hera e fundit me reshje të kësaj natyre ishin vitin e kaluar. Pluhuri saharian nga Sahara ka përfshirë Spanjën, një pjesë të Italisë dhe sot apo gjatë natës pritet të arrijë në Shqipëri dhe në vendin tonë me intensitet të dobët”, thuhet në njoftimin e Institutit.