Meteorologët parashohin, që sot mbi vendin tonë, të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të sillen në mes 15 e 29 gradë celsius.
E, nesër pritet të ketë vranësira kalimtare të cilat mund të paraqiten në orët e pasdites. Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë, ato do të sillën në mes 15 e 28 gradë celsius.
Sa u përket ditëve në vijim, atëherë, parashihet që e premtja të jetë me mot kryesisht të kthjellët, e shtuna do të ketë pak vranësira, kurse, dita e dytë e fundjavës pritet të jetë ditë me diell. Temperaturat do të sillen në mes 16 e 32 gradë celsius.