Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

2017-07-04 në ora 08:00

Ditën e martë, zonat bregdetare dhe të ulëta parashikohet të dominohen nga moti i kthjellët me vranësira kalimtare, ndërsa vranësira me të dendura do të ketë në zonat malore.

Sipas “Meteoalb”: Pasditja do të lokalizojë vranësirat në zonat malore lindore duke lëne pjesën më të madhe të vendit me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje të lehte sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por gjatë pasdites, pritet forcim i saj deri 45 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.