Ky është një shqetësim që fillon të përhapet tek fëmijët kryesisht pasi ata kanë filluar të frekuentojnë kopështin, shkollën, kursin sportiv etj.
Nëse vini re se fëmija shfaq simptomat e pranisë të parazitëve duhet të veproni në këtë mënyrë:
Nëse vini re se fëmija juaj kruan vazhdimisht kokën duhet ta kontrolloni atë me anën e një krëhëri me dhëmbë shumë të rrallë, duke e kaluar atë nga rrënja në të gjithë gjatësinë e flokut. Më pas kontrolloni me sy të lirë kryesisht zonën pas veshëve dhe qafës.
Nëse tashmë është e sigurt se fëmija ka parazitë duhet të trajtoni kokën e tij me anën e një produkti të posaçëm të blerë në farmaci.
Një prej tyre është Paranix, i cili është shumë delikat për lëkurën e kokës së fëmijës si edhe vepron brenda një kohe shumë të shkurtër (rreth 15 min).
I largoni. Pasi keni trajtuar flokët me produktin specifik, duhet të vazhdoni pastrimin me dore të parazitëve të ngordhur si edhe thërrijave.
Duhet të dini se thërrijat janë tepër rezistente dhe për këtëarsye duhet të përsërisni trajtimin sërish pas 7-10 ditëve. Për të larguar më shpejt thërrijat mund ta shpëlani më parë kokën e fëmijës me ujë dhe uthull.
Lani me të paktën 60 gradë veshjet e fëmijës duke përdorur një dizinfektues (për shembull Napisan). Krëhërin duhet ta pastroni me ujë dhe amoniak, ndërsa kolltukët, krevatin e fëmijës etj me fshesë korrenti. Parazitët edhe nëse largohen ngha koka e njeriut nuk ngordhin menjëherë.
Nëse fëmija ka flokë të gjatë mund të provoni t’ja mbani të kapura gërshet, ta kontrolloni shpesh, të përdorni disa pika esencë trumze, livandoje çdo mëngjes rrëze veshëve dhe qafës së fëmijës. /pernenat