Ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni. Historia e Fionas nuk do t’iu lejojë edhe nëse ju doni.
Fiona ka arritur të mbetet shtatzënë dhe të lindë në moshën 47-vjeçare pas shumë tentimeve të dështuara, transmeton Gazeta Shneta.
“Mua më kanë thënë se gjasat që të kem një fëmijë janë 1 në 500,000 me moshën time, plus me embrionin e ngrirë dhe të ruajtur për pesë vjet”, tregon Fiona.
Kjo e fundit u njoh me burrin saj të tanishëm Paul, një elektricist, kur ishte në moshën 34-vjeçare.
Ata planifikuan që të kenë një fëmijë dhe pasi nuk arritën në mënyrë natyrale filluan procedurat e IVF.
Plot 11 IVF nuk rezultuan të suksesshëm, ndërsa i 12-ti pati sukses, por Fiona më pas u deshtë të abortonte shkaku që foshnja nuk u zhvillua.
“Unë bëra 10 teste shtatzënië në atë javë”, tregon Fiona momentin e lumtur kur e kuptoi se është shtatzënë.
Ajo i dha jetë djalit të saj Izaak. “I thash vetës: O Zot, s’mund të besojë. Do të kem fëmijë!”.
Historia e saj me Paul do inkurajojnë cdo çift që të provojë deri sa të ketë sukses. /Gazeta Shneta/