Pas 14 viteve mbeti shtatzënë, nëna vdiq pak momente pasi mbajti beben në krahë

2018-08-17 në ora 07:22

Një mjek ka treguar ngjarjen e dhimbshme dhe tragjike të një nëne e cila kishte mbetur shtatzënë 14 vjet pasi ishte martuar. Nëna arriti që të mbetet shtatzënë me IVF dhe 9 muajt e saj ishin në gjendje të rregullt.

Mjeku ka treguar se nëna kishte cist ovariane dhe tumor fibroze, por sipas tij fibroidi kishte filluar të shkrihej dhe gjendja e saj shëndetësore ishte përmirësuar. Pas nëntë muajsh nëna kishte shkuar të lindte në spital dhe kishte pritur rreth 7 orë. Ajo kishte përjetuar shumë dhimbje dhe mjekët kishin vendosur ta operonin.

Pasi kishte lindur, gjendja e saj ishte rënduar por nëna kishte arritur ta mbante për pak momente beben në krahët e saj dhe më pas kishte mbyllur sytë përgjithmonë.

“Unë isha i shkatërruar dhe i trishtuar, shkova t’i jepja lajmin burrit të saj, pasi dëgjoi lajmin, ai u ligështua, dita e tyre e lumtur sapo u shndërrua. Kemi humbur një jetë vetëm për të dhënë një jetë të re sot”, ka rrëfyer mjeku.

“Ju lutem respektoni gratë sepse kalojnë nëpër luginën e vdekjes për të sjellë jetë. Respekto gruan tënde! Mbajtja e fëmijës në bark për 9 muaj nuk është shaka dhe orët e tëra për të lindur fëmijën janë një sakrificë e madhe”, ka porositur ai. /Gazeta Shneta/