Pas akuzave për këshilla joprofesionale, reagon mamia Razije Musa

2018-08-19 në ora 15:48

Mamia e njohur Razije Musa para disa ditësh postoi një këshillë për nënat për ta pastruar shtratin e fëmijëve. Ajo këshilloi nënat që këtë ta bëjnë me anë të një përzierje të sodës dhe uthullës. Kjo këshillë e saj zgjoi reagime ku u akuzua se ky kombinim mund të jetë i dëmshëm e madje fatal për fëmijët.

Pas këtyre akuzave ka reaguar sërish mamia Razije e cila ka dhënë edhe burimin e kësaj këshille e cila është e bazuar në një punim shkencor, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni më poshtë reagimin e saj:

REAGIM PËR AKUZAT NGRITUR NDAJ MEJE: Përshëndetje nëna të dashura

Më vjen shumë keq që sot më duhet të ju shkruaj për diçka qe nuk ka të bëjë me keshilla profesionale por nuk lejoj asnjë person të hedhë baltë mbi punën time. Mora disa mesazhe nga disa mike të mia se nje gazetar Artan Muhaxhiri paska hedhur akuza drejt meje për mosprofesionalizem.

Akuzat e tij dhe titulli janë totalisht të papranueshme. Unë jam Mami profesioniste, kam kontribuar në shumë vende në botë, profesionalizmit tim u’a besuan fëmijët edhe princat e njerez me renome boterore për bashkepunimin tim me te cilët ai mundet edhe të hulumtoj në cilësinë e gazetarit.

Shkurt për çeshtjen e kombinimit të sodës dhe uthulles, qëndroj prapa se ajo metodë është e sigurtë ashtu si u’a kam sqaruar e vendosni sodën në krevat e pastaj e spërkatni me uthull në fund e pastroni mirë dhe kështu nuk ka mbetje.Po deshët më shumë sqarime shkenëcore rreth këtij bashkëvepromi shihni Anne Marie Helmenstine, Ph.D., punim shkencor i publikuar në 30 Prill 2018.

Unë se kuptoj tendencën e z.Muhaxhirit për të cilin nuk kam dëgjuar më parë por jam e vetëdijshme se as dielli nuk i ngroh të gjithë. Sqarimi im ishte për ju nana të dashura, zotëria që bënë akuza e shpifje uroj të reflektoj e të ndalet në të kundërten do të ndjekim rrugët ligjore.

Funksionarë shtetërorë nga gjithë bota por edhe nga Kosova m’i besuan fëmijë dhe jo vetëm njërin por secilin prej tyre prandaj po të mos kishte profesionalizëm aty kariera ime do ishte e shkurtë.

Unë punova në Libi 11 vite e në Londër 25 e anë e kënd botës vite të tjera mësova shumë nga kulturat e huaja por asnjëherë nuk pashë njerëz që kanë tendenca ndaj punës time duke qenë totalisht të panjohur për mua.

Pas shkrimt të tij ky është reagimi im i vetëm nuk do humb kohë të çmueshme nga jeta ime. Vazhdoj të jem këtu për ju

Me dashuri, Razija