Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e dy kardiokirurgëve pas dorëheqjes së specialistëve Dr. Raif Çavolli dhe Dr. Arbër Kutllovci.
QKUK tani po kërkon dy kardiokirurgë me orar të plotë të cilët do të kenë koeficient 8.4.
“Shkollimi i kërkuar: Të ketë arsimim universitar nga lëmia e Kardiokirurgjisë me edukim plotësues profesional”, thuhet në përshkrimin e kritereve të konkursit.
Kardiologët e rinj do t’i raportojnë drejtorit të Klinikës Dr. Tefik Bekteshit dhe Shefit të Repartit ne Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive të QKUK-së, Dr. Adem Grbolar.
Ky i fundit u akuzua nga Kutllovci si personi shkaktar për dorëheqjen e tyre, për shkak të manipulimeve me listat e pacientëve, përçarjes dhe diskriminimit në programin operativ. /Gazeta Shneta/