Në fillim të muajit maj të këtij viti, Lois Slemp, theu rekord botëror që kapte shumën e 110.5 milionë dollar. Këtë rekord, Slemp, e theu përmes hedhjes në gjyq të kompanisë gjigante Johnson & Johnson, pasi që ishte diagnostikuar me kancer të vezorëve, i cili iu shkaktua nga përdorimi i pudrës së kësaj kompanie për 40 vite rresht.
Ajo është njëra ndër shumë persona që po luftojnë kundër këtij produkti kancerogjen. Aktualisht, më shumë se 2000 amerikan kërkojnë drejtësi për të larguar maskën e këtyre produkteve të dëmshme për shëndetin, shkruan HealthyFoodHouse, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa, sa i përket historisë së Lois Slemp, të cilës kanceri i ka metastazuar duke i prekur edhe mëlqin, ajo e kishte vazhduar një aktakuzë të Jakci Fox nga Alabama, e cila gjithashtu fitoi rastin gjyqëor me të njejtën akuzë, por me vlerë prej 72 milionë dollarësh. Edhe Jackie, kishte përdorur këto produkte për një kohë shumë të gjatë, të cilat pastaj i shkaktuan edhe vdekjen nga kanceri i vezorëve.
Çështja është se përpos tjerash, Johnson & Johnson kanë si përbërës substanca tejet kancerogjene, të cilat janë Talc, Asbestos, dhe metale të rënda të cilat janë shumë kancerogjene për të qenë prezente në produkte dedikuar përdorimit të njerëzve.
Prandaj, bëni jashtëzakonisht kujdes në përzgjedhjen e produkteve për përkujdesjen e lëkurës dhe trupit. Shikojeni përmbajtjen, dhe asesi mos përdorni produkte të brendit Johnson, për veten dhe familjen tuaj! /Gazeta Shneta/