Është e vështirë të dihet saktësisht, se çfarë kursi mund të ndjekë çështja juaj e koronavirusit, duke parë që disa njerëz duket se shërohen shpejt, të tjerët zhvillojnë dëmtime serioze të organeve ose kemi dhe nga ata që kanë simptoma të zgjatura për javë apo edhe muaj me radhë.
Shumë të mbijetuar, kanë raportuar një mori problemesh të mëvonshme, nga problemet e frymëmarrjes deri tek rënia e flokëve shkruan burimi BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Por tani, rastet e reja tregojnë një gjendje tjetër serioze që mund të krijoni, edhe nëse thjesht keni pasur një rast të lehtë me Covid dhe ajo është: pagjumësia.
Gjysma e atyre që rikuperohen nga Covidin kanë raportuar vështirësi në gjumë, si një nga efektet afatgjata të virusit, sipas një sondazhi të realizuar të më shumë se 1.500 njerëz në grupin Facebook të ‘Survivor Corps’, një burim i të mbijetuarëve të koronavirusit që ka gati 113,000 anëtarë.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Por nuk është vetëm lufta juaj tipike të mbyllni sytë dhe të pushoni pak.
Pacienti Patrick Hobart, një 41 vjeçar i cili kishte patur sëmundjen Covid gjatë muajit mars tha se ende ka “ankth për gjumin”, edhe shtatë muaj pasi u shërua.
Dhe, çështja e sëmundjes së këtij pacientu, nuk ishte aq e rëndë sa të shtrihej në spital për virusin.
Ky çrregullim i gjumit mund ta bëjë të vështirë për njerëzit që të bien në gjumë, të qëndrojnë në gjumë ose të flenë për një kohë të mjaftueshme dhe ka shkallë të ndryshme të ashpërsisë tha profesor Dr. Meir Kryger në lidhje me tematikën.
Profesor Dr. Kryger, thotë se ky zhvillim i pagjumësisë ka më shumë të ngjarë nga problemet psikologjike, si çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD).
Ai tregon poashtu se një nga pacientët e tij madje përfundoi me depresion të rëndë pas mposhtjes së Covidit, sepse kishte një frikë bazike të vdiste në gjumë nga mungesa e frymëmarrjes.
Sigurisht, siç është rasti me një virus të ri si koronavirusi, profesor Kryger thotë se ka ende shumë për të hulumtuar në lidhje me pagjumësinë dhe sëmundjen Covid./Gazeta Shneta/