Gjatë ditës së sotme Gazeta Shneta ka raportuar për një pacient i cili është fotografuar duke u bartur me batanije nga familjarët e tij në QKUK. Ndonëse pacienti është fotografuar në bodrumin e Klinikës së Syve, SHSKUK ka dal me një komunikatë ku thuhet se ka furnizuar Klinikën Emergjente me shtretër të rinj, shkruan Gazeta Shneta.
Ajo ka thënë se nuk është rasti i parë që kjo klinikë është përballur me vështirësi të kësaj natyre, por kanë deklaruar më tej se kjo më nuk do të ndodhë. SHSKUK më tej ka thënë se kjo Klinikë është furnizuar edhe me të gjitha gjërat e tjera të nevojshme, në mënyrë që të ndryshohet sa më shumë cilësia e shërbimeve.
Por të gjitha këto pajisje të reja pritet të përdoren me kërkesë të menaxhmentit kur do të përfundoj rinovimi i pritores, e që kjo po pritet të ndodh brenda pak ditëve.
Kjo është komunikata e plotë e SHSKUK-së: 300 mijë euro pajisje mjekësore për Emergjencën për përmirësimin e shërbimeve. Klinika e Emergjencës në QKUK është furnizuar me pajisje mjekësore në vlerë prej 300 mijë euro, si investim direkt i Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo klinikë, e cila shumë herë është përballur me vështirësi, qoftë edhe në bartjen e pacientëve, tani më nuk do të përballet me telashe të tilla.
Përveç pajisjeve për bartjen e pacientëve, këtë herë Klinika e Emergjencës është furnizuar me të gjitha kërkesat për pajisje të cilat janë kërkuar nga stafi menxhues i saj. Në të njëjtën kohë, në këtë klinikë është duke u bërë edhe rinovimi i hapësirave pritëse dhe duke investime të tjera të cilat pritet të ndryshojnë cilësinë e shërbimeve aty.
Me kërkese të menaxhmentit të emergjencës, pajisjet e reja do të nisin të përdoren në momentin kur do të përfunoj rinovimi i pritores së kësaj klinike, e cila pritet të ndodhë brenda pak ditëve.
Me respekt./Gazeta Shneta/