Pas vendimit për anulimin e namazit të xhumasë nëpër xhami në Shqipëri, një vendim i njëjtë pritet të merret edhe në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia në një konferencë për media sot ka deklaruar se do të kontaktojë me zyrtarët e Bashkësisë Islame për të diskutuar një vendim të tillë, shkruan Gazeta Shneta.
“Me Bashkësinë Islame do të vëmë kontakt qysh sot dhe do të koordinohemi në këtë drejtim për më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast”, ka deklaruar Vitia.
Në Shqipëri vendimin për anulimin e namazit të xhumasë nëpër xhami e mori Bashkësia Islame pas përhapjes së koronavirusit ku deri më tani janë konfirmuar 23 raste dhe një viktimë.
Kujtojmë se edhe në xhaminë e madhe në qytetin e shenjtë të muslimanëve në Mekë janë kufizuar lëvizjet pasi autoritetet kanë ndërmarr dezinfektimin e hapësirave. /Gazeta Shneta/