Pas vdekjes së babait, fëmijët e mitur kujdesen për nënën e sëmurë

2018-09-27 në ora 14:24

Tre fëmijët nga familja Çuku, nga Rracja e Prrenjasit, Igli, Ersa dhe Urimi kanë një përgjegjësi të madhe pasi ata duhet të kujdesen për nënën e tyre si dhe për njëri-tjetrin transmeton Gazeta Shneta.

Fëmija më i madh është 15 vjeç, por ata nuk kanë një fëmijëri që kur babi i tyre u vetëvar dhe pas kësaj nëna kaloi në depression. Shtëpia në të cilën jetojnë çdo ditë rrezikon të shembet dhe ata përveç ndimës së vogël, ata nuk mund të bëjnë asgjë.

“Nuk na dalin lekët. Ndonjëherë na ndihmon gjyshi, ndonjëherë shoqatat. Do të donim të kishim rroba, mjete shkollore dhe një shtëpi të mirë”, thonë fëmijët.

“Marrin 27 mijë lekë të vjetra asistencë, por duan ushqim, libra etj.” Ata jetojnë vetëm me kempin e së ëmës dhe me ndihmën ekonomike, dhe gjithashtu gjyshi i tyre u ndihmon me aq sa mundet me pensionin e tij.

Lotët e Ersës janë lotët e një fëmije plot nevoja dhe ëndrra që sapo t’i shohësh ta thyejnë zemrën, ku drama e vogëlushës ishte kur ajo në mëngjes e gjeti babain e saj të vetëvarur në dhomë./Gazeta Shneta/.

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.