Janë bërë më shumë se 2 javë që nga vdekja e dyshimtë e pacientëve në Qendrën Klinike Universitare.
Deri më tani, përveç hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria, asnjë zyrtar nuk ka pranuar të marr përgjegjësi për këtë skandal, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj, përveç që nuk pranon të marr përgjegjësi duke thënë se është vetëm shef i administratës dhe nuk punon në sallat e operacionit, ai merret edhe me fushatë për Partinë Demokratike të Kosovës.
Daja Curr i cili u ‘rehatua’ në këtë pozitë nga PDK-ja, ka marr pjesë në tubimin elektoral të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj.
Ministri i Shëndetësisë, i cili poashtu është nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka paralajmëruar shkarkime në QKUK, por deri më tani nuk ka ndërmarr asgjë.
Më poshtë mund ta ndiqni storien e Klan Kosovës ku Gjocaj shihet në këtë tubim.