Gazetari i njohur Blendi Fevziu e ka një pikë të dobët dhe kjo është padyshim vogëlushja e tij Alis.
Pasditen e sotme ai ka publikuar një sërë fotosh në rrjete sociale në të cilat shfaqet duke luajtur me të voglën e tij dhe të dy at e bije duket se janë duke i shijuar pafund këto çaste së bashku.
Gjithashtu një tjetër detaj që bie në sy është edhe fakti se at e bijë duket se kanë kombinuar xhupat që kanë veshur. Përveç Alis, Blendi ka edhe një vajzë tjetër më të madhe, Mishel./Gazeta Express/