Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pasi e ngriti çmimin e oksigjenit SHSKUK e shpërblen me kontratë kompaninë “Messer Medica”

Lajme 14/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK pasi e ngriti çmimin e oksigjenit e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Messer Medica”.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e ka shpërblyer me kontratë për furnizim me oksigjen kompaninë “Messer Medica”, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo kompani do të përfitojë nga SHSKUK 327 mijë e 124 Euro për një kontratë 12 muajshe për furnizim me oksigjen të lëngët.

SHSKUK këtë kontratë ia ka dhënë kësaj kompanie pasi e anuloj një procedurë paraprake me çmim më të ulët dhe me sasi më të lartë, ndërsa e inicoi këtë tender me çmim më të lartë kurse me sasi më të vogël.

Gazeta Shneta ka raportuar ditë më parë për këtë tender të çuditshëm.

Tenderi i parë që u anulua kishte vlerë të parashikuar 229,670 Euro për sasi 193000 kg oksigjen për 12 muaj.

Ndërkaq pas anulimit të këtij tenderi, në procedurën e dytë çmimi u rrit në 333,800 Euro ndërsa sasia ra në 166900 kg për 12 muaj.

Edhe më të çuditshme situatën me këtë tender e bëri arsyetimi i zyrtarëve të SHSKUK-së se janë rritur çmimet në treg duke u bazuar në furnizimin e spitaleve private. /Gazeta Shneta/

Ulet sasia – rritet çmimi: Ritenderi i çuditshëm për furnizim me oksigjen në SHSKUK

Artikulli paraprakLaboratori “Biohit” në Mitrovicë rihapet me ofertën 50 për qind zbritje për të gjitha analizat
Artikulli i rradhës Për dy muaj, nga Kosova u larguan 52 mjekë

Ju sugjerojmë

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së nesërme

24/03/2023 Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive

24/03/2023 Lajme

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

24/03/2023 Lajme

MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

24/03/2023 Lajme

MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale

24/03/2023 Lajme

Urologu i QKUK-së: MSH promovon shërbimin për të cilin nuk e ka asnjë kontribut

24/03/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.