Mjeshtëria më e mirë për grim: blogerja e njohur indiane Pallavi Symons ka shpikur mënyrën se si ta mbani sa më gjatë buzëkuqin në buzë.
Në fillim përgatitni një fasoletë letre dhe ndajeni në shtresa. Do t’ju nevojitet vetëm njëra shtresë sa më e hollë, transmeton Telegrafi,
Thjeshtë, vendoseni buzëkuqin në buzë ashtu siç e bëni zakonisht, pastaj vëreni fasoletën mbi buzë.
Vendoseni pudrën pluhur mbi fasoletë dhe në mënyrë të rregullt shpërndajeni.
Largojeni fasoletën dhe buzët tuaja janë të gatshme për puthje, por pa lënë shenja.