Gripi sezonal ka shkaktuar vdekjen e katër personave dhe disa të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit sezonal në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Shneta.
Dy nga katër pacientët, kanë ndërruar jetë gjatë dy ditëve të fundit. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Infektivës Dr. Lindita Ajazi-Berisha e cila ka treguar edhe për gjendjen e pacientëve të tjerë. “Mund t’ju konfirmoj se dy raste që kanë qenë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në mjekimin intensiv, kanë ndërruar jetë. Rastet tjera janë në gjendje stabile dhe po monitorohen nga ekipet e mjekëve”, ka deklaruar Ajazi-Berisha.
Ndërkaq në Klinikën e Pediatrisë gripi ia ka rënduar gjendje një fëmije të sëmurë me probleme të zemrës. Pediatri Ramush Bejiqi nuk ka dhënë shpresa duke thënë se “mund ta humbasin luftën për shpëtimin e këtij fëmije për shkak të komplikimeve që i ka”.
Në anën tjetër në QKUK është duke vazhduar mungesa e barnave, ku një nga medikamentet kryesore për luftimin e viruseve “Tamiflu” po blihet nga vet pacientët. /Gazeta Shneta/