Për javën e parë pas lindjes, më së shumti preferohet që të pastroni beben vetëm me anë të sfungjerëve të mëdhenjë. Pastrojani fytyrën dhe duart shpesh herë, dhe pastrojani zonën e organeve gjenitale çdo herë kur i ndërroni pampersin, edhe nëse nuk ka kryer nevojën.
Larja e bebes në vaskë
Pasi të thahet kërthiza e foshnjes, dhe të bie pjesa e tepërt e saj, do të shërohet zona e plagës. Pasi të kryhet gjithë ky proces, mund të filloni të pastroni foshnjën duaj në vaskë me ujë thuajse çdo ditë. Më e thjeshtë dhe më e lehtë është të përdorni lavamanin e kuzhinës apo edhe vaskat e vogla dhe të cekta nga plastike për bebe, duke e mbushur me ujë të vakët, dhe asnjëherë vaskën standarde të banjës së të rriturve, shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithëse disa prindër pastrojnë bebet e tyre çdo ditë, përpara se beba të fillojë të zvarritet në dysheme dhe të bëhet e papastër nga loja, pastrimi nuk i është i domosdosshëm dhe i nevojshëm të kryhet më shpesh se tre herë në javë gjatë vitit të parë të lindjes. Larja e shpesht e bebes tuaj, mund të përfundoj edhe deri tek tharja e lëkurës së saj apo tij.
Disa bebe pëlqejnë ujin e vakët, dhe relaksohen në të. Nëse një gjë e tillë ngjanë edhe me beben tuaj, atëherë është në rregull ta lini të qëndroj për pak kohë aty. Disa foshnje qajnë gjatë gjithë procesit të pastrimit, prandaj larja apo pastrimi nuk duhet të zgjasë për shumë minuta. Sipas doktorëve neonatal, 5 minuta janë mjaftueshëm për të pastruar beben përpara se të ftohet ujë i vaskës.
Kur pastroni foshnjen e posalindur, mund t’iu duket paksa e frikëshme në fillim. Të mbani në dorë një krijesë aq të vogël, të lagur, dhe jo të qetë, iu duhet paksa praktikë dhe vetbesim, prandaj jini e qetë dhe vëzhgoni çdo lëvizje të bebes me kujdesë.
Si ta mbani foshnjen të sigurt gjatë pastrimit?
- Asnjëherë mos e lini beben pa mbikëqyrje, as për pak minuta. Nëse zilja e derës apo telefoni cingëron, mbështilleni beben me peshqir dhe merreni me vete;
- Asnjëherë mos e fusni beben në ujë gjatë kohës kur është duke u mbushur vaska.
- Vendoseni termometrin në ujë, për të parë nëse temperatura është brenda normales. Kujdes! Fëmijët marrin djegie të shkallës së tretë nëse qëndrojnë më shumë se një minutë në ujë me temperaturë shumë të lartë.
- Asnjëherë mos e lini beben pa përkujdesje. E theksuam këtë dy herë rradhazi, pasiqë duhet ta keni parasysh se bebet mund të fundosen në më pak së 2 centimetra thellësi uji, për më pak se 60 sekonda. /Gazeta Shneta/