Dëllinjat kanë vend të merituar në mjekësi. Të gjitha pjesët e saj janë të shëndetshme, e thahen në vendet me erë. Është dietarik, sugjerohet kundër kollës, astmës, sëmundjeve të barkut.
Rregullon edhe punën e veshkave, urinimin, ndihmon edhe te problemet me tretjen. Vaji eterik vlerësohet shumë, sepse në doza të vogla lehtëson kollën, trasmeton Kosova Sot.
Çaji përgatitet duke bluar frutat dhe përzier me 2 dl ujë të vluar, e mbuloni për 5 deri 10 minuta. Më pas e pini, nga dy gota në ditë. Çajin e ëmbëltoni me mjaltë ose sheqer. Nëse vuani nga diabeti, mos përdorni sheqer. Ky çaj, është shumë efikas në pastrimin e mushkërive të fëmijëve.