Pastroni dhëmbët por jo gjuhën? Ka një lajm të keq për juve

2017-04-25 në ora 18:09
Ju i pastroni dhëmbët tuaj pas çdo vakti dhe gjithmonë me fije dentare para se të flini apo jo? Por nëse nuk i kushtoni disa minuta pastrimit të gjuhës, zakonet tuaja të shëndetit oral me sa duket kanë nevojë për një përmirësim.

“Më shumë se 700 specie të ndryshme bakteriale jetojnë në gojë,” shpjegon Vera Ë.L. Tang, pedagoge në departamentin e stomatologjistë në Universitetin e Nju Jorkut. Jo të gjitha këto mikrobe janë të dëmshme, por ato mund të bëgen nëse shumohen rreth gjuhës. Ja disa nga efektet anësore nëse ju nuk pastroni gjuhën me furçë dhëmbësh:

Shije jo e mirë

Kur nuk e pastroni gjuhën, një shtresë e keqe e bakterieve, grimcave ushqimore dhe qelizave të vdekura të lëkurës të quajtur biofilm mund të mos lejojnë shijimin real te ushqimeve, shkruan lajmi.net.

Gjuhë e zezë

Kjo gjendje rrezikohet kur në gjuhë mbesin grimcat e pijeve si kafe, të cilat nuk hiqen. Kjo i jep gjuhes një pamje të errët që duket sikur është mbuluar me qime. Është e padëmshme, dhe sapo të filloni të lani gjuhën, duhet të zhduket.

Infeksion në majën e gjuhës

Në mjekësi e njohur si “mugth oral”, mund të ndodhë kur nivelet e baktereve në gojë rriten aq sa maja e gjuhes duket e bardhë.

Sëmundje periodontale

Bakteret në gjuhën tuaj mund të përhapen në dhëmbët, duke shkaktuar inflamacion, mishra të kuq ose të enjtur. Nëse nuk trajtohet, inflamacioni mund të përparojë në sëmundjen parodontale, kur mishrat tërhiqen larg dhëmbëve dhe hapësira ndërmjet tyre bëhet e infektuar.Nga tani ndoshta do të dëshironi t’i jepni një pastrim të mirë gjuhës suaj. Duke filluar nga pjesa e prapme e gjuhës, lani butësisht me furçë deri para, pastaj edhe anash. Mund edhe të mos përdorni pastë dhëmbësh, megjithëse ajo do ta bënte larjen më efektive. Përsëriteni të paktën njëherë në ditë (idealja do të ishte dy herë).