Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Valbon Krasniqi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2020.
Valbon Krasniqi ka deklaruar se është i punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë si drejtor i SHSKUK-së, në QKUK si infektolog dhe kolegjin AAB si ligjërues, shkruan Gazeta Shneta.
Në fund të dokumentit ai ka sqaruar se merr pagë si drejtor i SHSKUK-së rreth 1500 euro në muaj dhe në kolegjin AAB është paguar me 1,710 euro për tre muaj.
Krasniqi ka deklaruar vetëm një banesë në vlerë 93,500 euro në emër të tij, ndërsa disa patundshmëri të tjera i ka deklaruar në pronësi të prindit ose përbashkët.
Drejtori i SHSKUK-së ka mbi 60 mijë euro para të gatshme në bankë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Krasniqi vozitë veturë Passat në vlerë 5 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij veturë Tiguan në vlerë 12,500 euro. /Gazeta Shneta/