Pavarësisht se vëllai i tij është këngëtar, ai u bë i njohur që nga lidhja e tij me këngëtaren e njohur Altuna Sejdiu-Tuna.
Bëhet fjalë për Patris Berishën, vëllain e këngëtarit Robert Berisha transmeton Gazeta Express.
Fillimisht ai u bë lajm në medie për shkak të lidhjes së tij me Tunën e më pas që nga ardhja në jetë e Tianit të vogël.
Patrisi që nga momenti kur ka mbajtur në duar djalin e tij ka dëshmuar se është një baba shumë i përkushtuar. E këtë më së miri mund ta vëreni përmes postimeve të shumta që ai bën në profilin e tij në Instastory.
E së fundmi Patrisi ka postuar një fotografi shumë të bukur së bashku me vëllain e tij Robertin.
Të dy vëllezërit shihen duke mbajtur në duar fëmijët e tyre, Roberti Renee-n e Patrisi Tianin.
Si duket vëllezërit kanë shkuar në pushime së bashku.