Pyetjet që lidhen me trajtimet e flokëve gjatë shtatëzanisë janë të zakonshme. Shumica e trajtimeve përfshijnë kimikate dhe ngjyra që i bëjnë gratë të pyesin nëse ato janë të sigurta apo jo.
Edhe pse mjaft i kufizuar, shumica e hulumtimeve tregojnë se kimikatet e gjetura në dy ngjyra gjysmë të përhershme dhe të përhershme nuk janë shumë toksike dhe janë të sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë. Përveç kësaj, vetëm sasi të vogla të ngjyrave të flokëve mund të absorbohen nga lëkura, duke lënë shumë pak që mund të arrijnë tek fetusi.
Kështu, lëkura nuk thith kimikatet në gjak. Një alternativë tjetër është ngjyra e pastër e perimeve duke përfshirë ‘këna’. Nëse jeni ende i shqetësuar për përdorimin e ngjyrave të flokëve gjatë shtatzënisë, mund të bisedoni me mjekun tuaj. Disa mjekë rekomandojnë të presin të paktën deri në tremujorin e dytë ose të tretë, nëse jo deri pas shtatzënisë, për të ngjyrosur flokët tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Një tjetër gjë për t’u mbajtur mend është fakti që shtatzënia, në vetvete, mund të ndryshojë natyrshëm strukturën e flokëve. Shtatzënia mund të shkaktojë që flokët tuaj të reagojnë ndryshe në ngjyrosje.
Për kozmetologët, rreziqet gjatë shtatzënisë vijnë nga sasia e ekspozimit ndaj kimikateve të trajtimit të flokëve, e cila ndikohet nga numri i orëve të punuara, si dhe kushtet e punës. Një studim tregon një rrezik më të madh për abort për gratë që aplikojnë një numër të madh të kimikateve dhe ngjyrave të përhershme, dhe që punojnë më shumë se 40 orë në javë.
Në përgjithësi, trajtimet e flokëve konsiderohen të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë. Pavarësisht nga kjo, mundësia juaj më e mirë është të prisni të paktën deri pas tremujorit të parë, nëse jo deri pas shtatzënisë./Gazeta Shneta/