Shumë prindër mund të mos kenë dëgjuar më parë për teknikën e “pritjes progresive” të krijuar nga neuropediatri anglez Richard Ferber.
Por me shumë gjasë e keni përdorur atë gjatë rritjes së fëmijëve. Bëhet fjalës për një metodë shumë të thjeshtë për t’i vënë ata në gjumë : t’i lini të qajnë derisa të lodhen.
Tingëllon paksa e pamëshirshme në pamje të parë, por shumë prindër e praktikojnë me fëmijë të moshës 0-3vjeç.
Ata i lënë të qajnë nën pretekstin se fëmijët lodhen dhe më pas do të mund të flenë të qetë. Ajo që nuk dini është sesi ndikon e qara në jetën e një fëmije. Pasojat fizike dhe psikologjike prekin shëndetin e tyre edhe gjatë një periudhe më të vonë.
Së pari duhet të dini që e qara është mënyra e vetme e komunikimit përballë një situatë të bezdisshme siç mund të jetë uria, etja, i ftohti, nervozizmi, frika etj apo qoftë papastëria e pampersit. Kjo thirrje nënkupton nevojën për të patur praninë dhe sigurinë e prindërve.
Kur ky apel nuk dëgjohet qëllimisht nga prindërit, tek fëmija vihet re një rënie e menjëhershme e serotoninës, hormonit të lumturisë. Qarjet e vazhdueshme ndikojnë në sistemin e tij nervor qendror duke penguar zhvillimin e tij cerebral dhe aftësinë e të mësuarit.
Në planin fizik, duhet thënë që të qarët dëmtojnë kordat vokale të fëmijës dhe nxisin hyrjen e radikaleve të lira, mikrobeve dhe baktereve nëpërmjet ajrit. Si pasojë sistemi i tij imunitar dobësohet dhe humb aftësinë mbrojtëse.