Pediatri shpjegon se nëse e bëni këtë gjë më herët, ua ndryshoni jetën fëmijëve tuaj

2017-04-03 në ora 06:38

“Nëse prisni derisa foshnjat tuaja të shkojnë në shkollë, atëherë është shumë vonë”, shkruan Huffington Post, transmeton Gazeta Shneta.

Leximi për fëmijët është gjëja më e bukur e përvojës së tyre, por ka shumë gjëra tjera që ata përfitojnë nga leximi, jo vetëm që kalojnë kohë bashk me ju si prindër.

Pediatri Jill Alexander, shpjegon se leximi për fëmijët e vegjël në shtëpi, mund të ndihmojë shumë për të ardhmen e tyre akademike.

Duke folur për rëndësinë jetike të të lexuarit, Alexander thekson se duke u lexuar foshnjave apo fëmijëve, mund të ketë një ndikim afatgjatë.

“E dimë se 90% e zhvillimit të trurit ndodh para moshës 5 vjeçare, por nëse presim që fëmija të fillojë shkollën e më pas edhe leximin, atëherë është shumë vonë”, tha ai.

Fëmijëve, foshnjave të cilave nuk u lexohet sa janë në shtëpi, mund të kenë pasoja të mëdha kur të jenë në shkollë.

Pasuria më e madhe për fëmijët tuaj është ta nisni në moshë të vogël, atëherë ju do t’i jepni qasje për diçka të madhe në jetë.

Ata do ta kuptojnë më herët vlerën e të lexuarit dhe diturisë, kjo është një nga shenjat e para, që më pas fëmijët vullnetarisht të lexojnë shumë libra. /Gazeta Shneta/