Pejë, 3-vjeçari me sëmundje të zemrës ka nevojë për ndihmë (Video)

2017-03-07 në ora 14:59

Familja Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmë.

Përveç kushteve të rënda ekonomike, djali tre vjeçar i Astrit Marajt, ka probleme serioze me shëndetin.

Ai vuan nga sëmundja e zemrës dhe diabetit.

Për shkak të gjendjes së përkeqësuar, 3 vjeçari Blerond Maraj është dashur që të kontrollohet në spitalin e Shkupit, mirëpo prindërit nuk kanë pasur mundësi ta dërgojnë.

Ky është numri të cilin mund ta kontaktoni për t’i dhënë ndihmë kësaj familjeje:

+38649291108