Pëlcitja e membranës amniale, gjendja për të cilën pak nga shtatzënat janë në dijeni

2018-08-04 në ora 16:37

Ndoshta keni dëgjuar për pëlcitjen e membranat amniale derisa ishte duke punuar në zyrë dhe se si vrushkulli i lëngut amnial e kishte lagur karrigen ku ajo ishte ulur dhe se ajo ishte dashur që ta mbështillte trupin me xhemperin e koleges së saj për ta fshehur “turpin”.

Zakonisht, shtatzënat kanë kontraksione përpara se të pëlcasin membranat amniale e tek të tjerat membranat amniale çahen nga mamia ose mjeku kur lindja ka përparuar dukshëm dhe kur qafa e mitrës është e dilatuar (kjo është amniotomia).

Kur pëlcasin membranat ju mund të ndieni një shtrëngim në fund të barkut dhe një rrjedhje të ngadaltë të ujorit. Mund ta ngatërroni me urinën, por zakonisht ujori është i kthjelltë, pa erë dhe vazhdon të rrjedhë pandërprerë për shumë minuta (urina zakonisht del vetëm një vrushkull dhe ndalon e nuk rrjedh më!).

Konsultohuni me mjekun nëse nuk jeni e sigurt se a ishte rrjedhje e ujorit apo urinës. Poashtu, shënoni orën kur ka filluar rrjedhja e lëngut amnial. Nëse ujori nuk është i kthjelltë, por ka ngjyrë gjelbër ose me gjak urgjentisht shkoni në spital!

Pas pëlcitjes së membranave amniale rritet rreziku për infeksion, prandaj vendosni binde (jo tampon!), bëni dush (por mos u lani në vaskë me ujë) dhe mos bëni marrëdhënie seksuale.

Zakonisht, 12 deri 24 orë pas pëlcitjes së ujorit fillojnë kontraksionet e lindjes.

Është normale që të jeni në ankth lidhur me këtë proces. Kur jeni në termin është mirë që në çantë të mbani binde dhe në shtrat qitni një mbulesë najloni që në rast se pëlcasin membranat derisa jeni në gjumë.

Mbani mend se ky proces është krejtësisht normal (nëse ndodh në termin të lindjes) dhe sinjalizon një ndodhi të mrekullueshme – ardhjen në jetë të bebes suaj. /Telegrafi/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.