Gjinekologia Syheda Latifi-Hoxha është pensionuar nga puna e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare.
Latifi-Hoxha ka pranuar shumë urime nga koleget e saj, të cilat i kanë organizuar edhe një ndej përshëndetëse. Nga disa foto të publikuar në facebook, mjekja ka pranuar urime edhe nga mamitë e sallës së lindjes, shkruan Gazeta Shneta.
Latifi-Hoxha ka punuar në pozitën e mjekut specialist në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Ajo ka qenë edhe profesor i rregullt në Katedrën e KOGJ, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. /Gazeta Shneta/