Është pensionuar ish-drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve Prof. Nexhmi Hyseni.
Hyseni është përcjellë me urime nga kolegët. Drejtori aktual i Klinikës Dr. Murat Berisha ka thënë se Hyseni do të mbetet shembull dhe frymëzim për të gjithë kolegët e klinikës, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë i Berishës:
Me rastin e ditelindjes se 65, dites se pensionimit, te Prof Dr Nexhmi Hysenit, ne emrin tim personal dhe ne emrin e kolegeve te Klinikes se Kirurgjise Pediatrike ne Prishtine, uroj qe ne ditet ne vijim te keshë shendet e lumturi.
Prof Nexhi, ishte dhe do te mbetet pergjithmone shembulli dhe frymezimi per te gjithe ne qe patem rastin dhe fatin te mesojme prej tij qe nga ditet e para pas çlirimit te Kosoves. Kete fat nuk do ta kene brezat e rinje, por ne iu premtojme, qe shembullin e dr Nexhit do ta ndjekim duke perçuar dije dhe miresi tek ata.
Faleminderit Prof qe ishe i tille, dera do te jete e hapur gjithmonë per ju ne kliniken tone.
Me respekt,