Bazuar në raportin 24 orësh nga Klinika e Anesteziologjisë, në 24 orët e fundit janë kryer 73 operacione në klinika të ndryshme të QKUK-së.
Në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 24 operacione, në sallat e Klinikës Emergjente 2 operacione. Stafi shëndetësorë i Klinikës së Ortopedisë ka kryer 8 operacione, në Kirurgji Maksilofaciale 2 operacione.
Me anestezion total në Klinikën e Syve janë kryer 3 operacione, përderisa poashtu me anestezion total në Klinikën e Otorinolaringologjisë janë kryer 4 operacione.
Klinika e Kirurgjisë Abdominale 6 operacione, Kirurgjia Torakale ka kryer 2 operacione, në Klinikën e Neurokirurgjisë 4 operacione, në Kirurgji Plastike 3 operacione.
Kirurgjia Vaskulare 3 operacione, Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve 2 operacione. Në sallat e Klinikës së Urologjisë përfshirë edhe cistoskopi, endourologji dhe ESËEL, janë kryer 11 raste. /Gazeta Shneta/