Për çështje parash, ish-dhëndri plagos gjinekologun kosovar në sy të vajzës

2018-02-13 në ora 15:59

Faton Fetiu, me prejardhje nga Gjakova, me nënshtetësi amerikane, dyshohet se ka plagosur vëllanë e ish-gruas së tij, Premtin Gojani, gjinekolog për shkaqe parash. Ngjarja kishte ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë shtëpisë së gjinekologut kosovar, në lagjen Marigona, në prani të vajzës së të njëjtit person.

Gazeta Express ka kuptuar se Faton Fetiu, 64-vjeçar, ka vite që është ndarë nga motra e gjinekologut.

Gjinekologu që u qëllua mëngjesin e kësaj të marteje, po u nënshtrohet operacioneve për largimin e plumbave nga trupi.

Sipas dëshmitarëve, i dyshuari fillimisht e ka qëlluar me elektro-shok viktimën, më pas ka nxjerrë armën dhe ka shkrepur tre plumbat, në prani të vajzës së gjinekologut.

Premtim Gojani ka marrë plagë në kokë dhe brinjë, nga gjithsej tre plumba që i janë shkrepur.

Sipas mjekëve gjendja e tij është përmirësuar, plumbi në kokë i është larguar, ndërsa tani po i nënshtrohet operacionit në plagën e marrë në zonën e brinjëve.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në portalin Gazeta Express.