Për fëmijë më inteligjent, ka një “ilaç magjik”
Sipas një studimi të ri fëmijët që konsumojnë vaj peshku mund të përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme aftësinë për të lexuar në vetëm 3 muaj.
Hulumtuesit shkencorë nga University of Gothenburg në Suedi, kryen një eksperiment tek 154 fëmijë të moshës 510 vjeç të cilët i ndanë në dy grupe, shkruan Daily Mail.
Të dy grupet ndoqën të njëjtën dietë ushqimore, por grupit të parë iu shtuan edhe kapsula me vaj peshku gjatë javës.
Më pas u kryen një sërë testesh memorizuese për të matur aftësinë e fëmijëve në të mësuar.
Fëmijët që morën kapsulat me vaj peshku shfaqën përmirësime në të lexuar, në zgjidhjen e ekuacioneve dhe në mësimin e fjalëve të reja të gjuhës duaj që po mësonin.
Sipas autorit kryesor të këtij studimi Mats Johnson, duhet realizuar një studim i dytë për të konfirmuar rezultatet e të parit, megjithatë janë rezultate shumë premtuese.