Marrja e Vitaminës C gjatë shtatzanisë kur jeni duhanpirëse, ndihmon të shmangni problemet me frymëmarrje, sipas një studimi të ri. Por Vitamina C mund të mos jetë e mjaftueshme për të shpëtuar foshnjat nga efektet negative të pirjes së duhanit gjatë shtatzanisë.
Vitamina C mund të ndihmojë gratë shtatzëna që nuk mund të lënë pirjen e duhanit të mbrojnë shëndetin e frymëmarrjes së foshnjave të tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas një studimi të ri, duhanpirëset shtatzënë që morën Vitaminë C kishin shumë më pak të ngjarë të kishin fëmijë me probleme të mushkërive sesa tek gratë që konsumonin cigare dhe nuk merrnin vitaminë.
Ndërsa ky studim sugjeron që Vitamina C për gratë duhanpirëse mund të parandalojë problemet e fëmijëve në mushkëri, mos prisni që mjekët të inkurajojnë duhanpirësit shtatzënë të mbajnë një portokall ndërsa ndezin një cigare.
Ekspertët tregojnë se ndalimi i konsumimit të cigares mund të jetë idealja. /GazetaShneta/