Në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës brenda katër ditëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore 776 pacientë.
Në raportin ditor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës thuhet se 98 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas aksidendeve të ndryshme në komunikacion.
“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 101 pacientë janë pranuar në klinikat kirurgjike, internistike dhe mjekim intensiv, për trajtim të mëtejmë mjekësor”, thuhet në raportin e tyre.
Sa i përketë rasteve me COVID-19 në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar katër pacientë ndërsa në spitale, aktualisht vetëm ai i Gjakovës ka pacientë të shtrirë pacientë me coronavirus, tre sosh./Gazeta Shneta/
Shtatë pacientë të spitalizuar nga Covid-19 në QKUK dhe Spital të Gjakovës