Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës brenda një jave është rritur shpejt numri i pacientëve të sëmurë me Covid të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Nga ky spital kanë njoftuar se para shtatë ditësh në spital kanë qenë të shtrirë vetëm 14 pacientë, ndërsa sot numri i tyre ka mbërritur në 64, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë nga SP Pejë:
Rritje e shpejtë e numrit të pacientëve me Covid-19!
Për vetëm 7 ditë ka një rritje enorme të pacientëve të shtrirë me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë . Nga 14 pacientë sa ishin të shtrirë më datë 11.08.2021, tashmë numri i pacientëve të shtrirë me Covid 19 është 64. Nga këta 47 pacientë janë në Oksigjenoterapi, 4 pacientë janë në CPAP, ndërsa 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Personeli i Spitalit të Përgjithshëm po e bënë të pamundurën që secilit që ka nevojë ti ofroj shërbimet e nevojshme mjekësore.
Apelojmë që qytetarët të kenë mirëkuptim duke respektuar rregullat e mos hyrjes në Repartet me Covid-19, bartjes së maskës dhe distancës gjatë hyrjes në Spital dhe që vizitat tek të sëmurët të jenë vetëm ato tepër të domosdoshme, duke ndihmuar kështu Personelin në kryerjen e detyrave ndaj pacientëve.
Përndryshe puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore ka qenë:
– 663 Vizita Specialistike;
– 41 Pranime;
– 249 Pacientë të Hospitalizuar;
– 5 Lindje, 3 djem dhe 2 vajza;
– 8 Operacione;
-37 Hemodijaliza
– Analiza kanë kryer 392 pacientë, që kanë bërë 4,351 analiza;
– Shërbime Radiologjike: 144 Rëntgena, 37 Ultrazëra, 7 CT-ja, 2 Mamograf.
– Procedura fiziatrike: 39