Momenti i lindjes është tepër delikat dhe në disa raste do të jetë e vështirë. Mëgjithatë ju mund të kontrolloni disa veprime në mënyrë që të kaloni një eksperiencë sa më tepër pozitive.
Disa veprime që nënat nuk duhet të bëjnë gjatë lindjes
- Nuk duhet të lajmëroni se jeni duke lindur personat që nuk do të dëshironi të jetë pranë jush. Nëse disa persona ju stresojnë dhe ju fusin ankth nuk do t’ju lënë të përqëndroheni në maksimum tek vetja dhe fëmija juaj.
- Nëse keni një komplikacion të caktuar më shtatzani, nuk duhet të flisni me dikë që nuk e ndieni. Në vend që të flisni me të gjithë rreth kësaj, bisedoni me familjarët tuaj dhe fokusohuni në anët pozitive të shtatzanisë.
- Mos lejoni të qëndrojë njeri me ju gjatë lindjes në dhomë nëse nuk e ndieni, shkruan Per nenat, transmeton Gazeta Shneta.
- Jo të gjithë duhet të dinë detajet e lindjes. Nëse keni diskutuar me mjekun tuaj rreth mënyrës së lindjes, problemeve të mundshme, kjo mund të ngelet private sepse ndonjëherë diskutimet e tepërta ju bëjnë më tepër konfuze.
- Nuk keni pse të shpërndani foto tek të gjithë, sidomos në rrjetet sociale. Është e sigurt që të gjithë duan të shikojnë beben por është e drejta juaj ta mbani private foton e tij, prandaj mos u kushtëzoni nga kërkesat e tyre. /Gazeta Shneta/