Mirëmbajtja e higjienës orale gjatë shtatzënisë është më e vështirë, duke pasur parasysh nivelin e hormoneve, si dhe shpeshtësinë e të vjellurave.
Të vjellurat shpesh mund të ndikojë në prishjen e smaltit të dhëmbëve, andaj rekomandohet që ta shpëlani gojën mirë më ujë.
Njëherësh preferohet edhe përdorimi i furçave më të buta dentare, qëllimisht që të mos shkaktohet ndonjë lëndim në mishin e dhëmbëve, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu, konsultimi me gjinekologun përpara përdorimit të ndonjë preparati fluori është më se i rekomandueshëm.
E ënjtura dhe gjakderdhja është shumë e shpeshtë në shtatzëni, kështu që nuk keni pse shqetësoheni në lidhje me këtë.
Frekuentimi i shpeshtë i dentistit përgjatë kësaj periudhë është më se i rekomandueshëm./Gazeta Shneta/