Për shtatzëni të shëndetshme ndiqni këto këshilla

2017-07-26 në ora 09:07

Ajo mund të jetë diçka për të cilën femrat përjetojnë ditët më të lumtura.

Bëhet fjalë për shtatëzëninë për të cilën nevojitet për të pasur një udhëzues këshillash për t’u ushqyer gjatë tërë asaj periudhe.

Që shtatëzënia juaj të jetë sa më e shëndetshme dhe pa probleme ndiqni këto alternative:

Do të ishte mirë që kur jeni shtatëzëne të mendoni për justifikimin që më duhet të ha për dy persona, largojeni atë nuk keni nevojë të hani aq shumë.

Gjërat si gjiza, e sozet e ndryshme është mirë që të konsumohen pas hapjes menjëherë pasi që qëndrimi i më shumë se dy ditëve mund të ju sjell helmimin.

Ushqehuni gjithmonë me vaj peshku apo salmon i konservuar, për të siguruar vitaminën D, dhe omega 3- yndyrna të cilat fëmijëve i’u nevojitet për trurin dhe zhvillimin nervor.

Sido që të jetë çfarë do që ju hani do të konsumojë edhe bebeja juaj, andaj keni kujdes të mjaftueshëm mos pini alkool, apo konsumoni duhan.

Kikirikët janë shumë të shëndetshëm përmbajnë vitamina dhe proteina janë të mira nëse përdoren në shtatëzëni, megjithatë keni kujdes nëse shfaqni ndonjë alergji mos i konsumoni më.

Zakonisht gjatë gjithë periudhës së shtatëzënisë, ushqimet duhet konsumuar të freskëta, e gjithashtu edhe ushqimet me mishra, mos konsumoni ato të cilat janë hapur për 2 ditë me radhë, apo që kanë qëndruar në frigorifer.

Mos konsumoni kafenë shumë, e gjithashtu mos përdorni shumë qokollatë të zezë, transmeton Klan Kosova.