Në 24 orët e fundit janë shënuar 141 raste të reja, 230 pacientë të shëruar dhe 11 viktima, njofton IKSHPK-ja.
Ndërkohë, lajm i mirë vjen nga kryeqyteti, ku për të tretën ditë radhazi Prishtina shënoi një ulje të rasteve pozitive shkruan GazetaShneta.
Nga 141 raste të konfirmuara sot, 44 prej tyre janë shënuar në kryeqytet.
Aktualisht, në vendin tonë janë 11,416 raste, 7,191 të shëruar, 401 viktima dhe 3,824 raste aktive./GazetaShneta/